Kryesia e PS nga viti 1991 deri ne 2020

Partia Socialiste ka zgjedhur kryesinë e re, e cila ka mandat 4 vjeçar dhe do ta drejtojë këtë parti, të paktën edhe në zgjedhjet parlamentare 2017. Nëse zgjedhjet rezultojnë fituese shanset e saj janë vazhdimi i mandatit deri në 2020, nëse zgjedhjet rezultojnë negative, atëherë mandati mund të ndërpritet në funksion të analizës zgjedhore. Kryesia dhe sekretariati i ri u zgjodh me votim të fshehtë të Asamblesë Kombëtare të PS, por pa kandidatë rivalë. Në dallim nga praktikat e mëparshme zgjedhore PS vendosi të mos ketë kandidatë rivalë, duke dhënë më shumë votëbesimin ndaj emrave të propozuar sesa duke bërë zgjedhjen e tyre. Të gjithë emrat e kryesisë dhe sekretariatit u propozuan nga kryetari Rama, asnjë emër nuk erdhi i propozuar nga baza apo anëtarët e tjerë të Asamblesë, ndaj edhe ekipi i ri ka mbështetjen politike dhe besimin si staf i afërt i kryeministrit dhe kryetarit të PS.

Në listën e propozuar nga kryetari Rama nuk bënë pjesë emra të njohur në ekipet drejtuese të mëparshme, si13029422_10153660432026523_8473395272707569395_odomos Ben Blushi e Mimoza Hafizi, kurse dy drejtues historik të së majtës, Arta Dade dhe Namik Dokle dhanë dorëheqje nga kandidimi, e para në shenjë proteste për gjendjen kritike të demokracisë së brendshme në PS dhe i dyti në emër të nevojës për rinovim të partisë.

Nga ekipi i ri i kryesisë së PS bien në sy konfirmimi i ministrave kryesorë aktual të kabinetit qeveritar, gjë që e forcon pozitën e tyre në rast në nevojës për ndryshime në qeveri, si dhe bashkon forumin më të rëndësishëm politik në parti me pjesën ekzekutive të saj. Megjithëse PS aplikoi parimin e ndarjes së posteve midis ministrave dhe deputetëve nuk u aplikua i njëjti parim edhe në ndarjen e posteve midis strukturës së lartë partiake dhe qenies ministër. Kjo edhe për arsye se kryesia e partisë mbetet një trupe politike drejtuese, ndaj kërkon që në të të përfaqësohen elementët më cilësorë dhe më dominues në jetën politike brenda PS.

Kryesia e Partisë Socialiste 1991-2020 (kryesia dhe sekretariati), zgjedhur nga Kongreset Kombëtare. Të dhënat janë përpunuar nga Instituti i Studimeve Politike (ëëë.isp.com.al) në funksion të projektit database mbi partitë politike (ëëë.politike.al).

Të dhënat tregojnë se Gramoz Ruçi (7 nga 8 mandate) dhe Namik Dokle (7 mandate, dha dorëheqje në konkurrimin e fundit)  janë individët drejtues më me shumë mandate. Pas tyre vijon të jenë drejtues të PS me më shumë mandate Pandeli Majko (6 nga 8 mandate), Arta Dade (6 mandate, dha dorëheqje në zgjedhjen e shtatë), Ermelinda Meksi (6 mandate, dha dorëheqje në mandatin e saj të fundit),  Et’hem Ruka (5 nga 8 mandate), nga 4 mandate kanë Brace, Malaj, Klosi, Fino e Leskaj, nga të cilët vetëm Malaj nuk është më në strukturën e PS.

Nga kryesia e vitit 1991 ka mbetur në kryesinë e PS edhe më 2016 vetëm Gramoz Ruçi, ish minister i brendshëm (1991), si dhe numri dy gjatë drejtimit te PS nga Nano e Rama.

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.