KUSHTETUTA DHE PARTITE POLITIKE NE SHQIPERI

Më 1991 Dispozitat Kryesore Kushtetuese përfshinë partitë politike si subjekt kushtetues. Bazuar në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, neni 6 “pluralizimi politik është një nga kushtet themelore të demokracisë në shtetin shqiptar. Partitë politike dhe organizatat e tjera, krijohen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin. Ato janë krejtësisht të ndara nga shteti. Ndalohet veprimtaria e partive politike në repartet dhe institucionet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit, në prokuroritë, hetuesitë, gjykatat etj. Mënyra e departizimit dhe e depolitizimit të organeve bëhet me ligj“. Gjithashtu DKK neni 8, theksonin se “zbatimi i përpiktë dhe i njëllojtë i normave juridike është i detyrueshëm për të gjitha organet shtetërore, partitë politike, organizatat e tjera, për nëpunësit, si dhe për personat e tjerë fizikë e juridikë”.

Më 1998 Kushtetuta e RSH miratuar me referendum, në nenin 9 përcakton se “partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike”. Më tej i njëjti nen thekson se “partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara, sipas ligjit”. Pika 3 e nenit 9 merret me transparencën financiare. Sipas kësaj pike, “burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike”.

Më tej në Kushtetutë njihet e drejta e partive për tu ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata vendos mbi “kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre, sipas nenit 9 të kësaj Kushtetute”, si dhe u njeh të drejtën “partive politike dhe organizatave të tjera” të ankohen ne Gjykatën Kushtetuese.

  • Katër kushtetutat shqiptare pas vitit 1991:
  • kushtetuta-e-rshPër të lexuar Kushtetutën e vitit 1998 dhe ndryshimet më pas klikoni këtu
  • Për të lexuar Projekt – Kushtetutën e vitit 1994 klikoni këtu
  • Për të lexuar Projekt – Kushtetutën e vitit 1991 klikoni këtu
  • Për të lexuar ligjin Nr. 7491, datë 29.4.1991 Dispozitat Kryesore Kushtetuese 1991 klikoni këtu
  • Vendime të Gjykatës Kushtetuese mbi partitë:

Gjykata Kushtetuese – Vendimi per barazine e subjekteve ne zgjedhje

Gjykata Kushtetuese – Shfuqizimi i detyrimit per 10 mije firma per subjektet zgjedhore

Gjykata Kushtetuese – Vendimi per nxjerrjen jashte ligji te PKSH

Gjykata Kushtetuese – PPSH pronat dhe arkivi

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.