MBI DEMOKRACINË E BRENDSHME NË PARTITË POLITIKE SHQIPTARE

Në kuadër të projektit për periudhën mars-prill-maj 2016 ISP publikon raportin e parë kombëtar mbi demokracinë e brendshme dhe treguesit e cilësisë së funksionimit të partive politike në Shqipëri. Kjo është hera e parë në historinë 26 vjeçare të pluralizmit politik që hartohet një raport periodik kombëtar mbi partitë politike, dhe që çështjet e demokracisë së brendshme të trajtohen si çështje me interes publik për qytetarët, median dhe standardet e demokracisë në Shqipëri. Raporti kombëtar shoqërohet me raportin lokal Shkodër e Vlorë, si edhe raportin mbi problematikën e financimit të partive dhe fushatave elektorale në Shqipëri.

13275159_10209520523994968_501939583_o

GJETJET KRYESORE TË RAPORTIT (mars-maj 2016)

  • Me ligjin mbi të drejtën e informimit (2014) çështja e transparencës publike është bërë kriter vlerësimi dhe standard minimal për çdo institucion publik dhe indirekt, edhe për partitë politike si organizata që kryejnë aktivitet ligjor publik dhe kanë funksionarë publikë. Vetë partitë janë promovuese dhe monitoruese aktive të këtij ligji, por brenda atyre, ato nuk kanë përmbushur as standardet minimale të zbatimit të tij. Partitë janë të mbyllura për publikun dhe refuzojnë transparencën dhe llogaridhënien publike.
  • Legjislacioni shqiptar mbi partitë politike është i paplotë dhe konfuz. Nga monitorimi i kryer nga ISP vetëm 12 nga 126 partitë politike të regjistruara në gjykatë kanë raportuar periodikisht ndryshmet që kërkohen nga ligji. Pjesa tjetër e partive e ka injoruar detyrimin ligjor, disa parti politike figurojnë ende aktive me drejtues të cilët as nuk jetojnë më. Fiktiviteti i partive politike pranohet edhe nga KQZ, organ i cili në raportin vjetor 2015 thekson se nga 118 parti politike të cilat duhet të auditoheshin, 71 parti politike nuk u arrit të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël të kontraktuar nga Komisioni.
  • Referuar standardit minimal të informimit publik, pjesa më e madhe e këtyre partive nuk kanë faqe interneti, nuk kanë media dhe as burime të tjera publike informimi mbi programin, strukturat, aktivitetin dhe të dhënat e tyre. Partitë kryesore parlamentare: PS, PD, LSI, PDIU kanë faqe interneti, pjesërisht të përditësuar. Partitë e tjera në parlament PDK, PBDNJ, etj, kanë faqe in-aktive interneti, kurse partitë e mbetura, LZHK, PR, PAA, etj, nuk kanë adrese efektive në internet.
  • Aktiviteti kryesor i partive është adresuar në rrjetet sociale, të cilat krijojnë audiencë të gjerë, por nuk kanë vlerën e referimit, të arkivit të qëndrueshëm dhe të fakteve. Rrjetet sociale përdoren kryesisht për denigrimin e palës tjetër dhe fushata sensibilizimi, jo për rrjete konsultimi, komunikimi dhe shkëmbimi opinionesh mbi qëndrime të caktuara politike. Ato kanë kosto minimale, krijojnë headline në media, promovojnë liderit politikë, mbështeten nga grupet militante mbështetëse, por duke qenë virtuale dhe abuzive, nuk lënë “gjurmë” të qëndrimeve politike në memorien ndaj liderit ose partisë, ose vazhdimisht retushojnë lajmet në varësi nga interesat e ditës.

Për të parë më të zgjeruar raportin klikoni mbi titullin e mëposhtem:

RAPORT MBI DEMOKRACINË E BRENDSHME NË PARTITË POLITIKE SHQIPTARE: MARS-MAJ 2016

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.