Praktikat zgjedhore në Britani

Në Britaninë e Madhe partitë politike kanë traditën dhe historinë më të konsoliduar të veprimit në jetën politike e publike. Për pjesën më të madhe të shekullit të fundit sistemi britanik është dominuar me rotacion midis dy partive kryesore, Partisë Konservatore dhe Partisë Laburiste. Vitet e fundit një parti e tretë u afirmua në koalicion, Liberal-demokratët.

Në sistemin britanik ekzistojnë praktika zgjedhore strikte brenda partive kryesisht edhe për shkak të sistemit mazhoritar të votimit dhe sistemit të monarkisë kushtetuese, ku parlamenti mbetet funksioni më t lartë zgjedhor i partive. Statutet e partive politike kryesore i japin rëndësi parimit 1 anëtar – 1 votë, e aplikojnë atë rregullisht, si dhe kanë procedura të detajuara të stimulimit të kandidimit në nivele të ndryshme partiake.

Qytetarët britanikë votojnë për parlamentin (Dhomën e Komunave) në sistem mazhoritar, me një raund, ku fituesi me një votë merr mandatin. Qëllim nuk janë votat kombëtare por votat zonale, pra sa më shumë mandate direkte, aq më shumë shanse e mundësi për krijimin e mazhorancës. Sistemi i pastër mazhoritar krijon parti me personalitete me ndikim lokal dhe me aftësi demokratizimi brenda tyre, si dhe krijobritani laburistetn një lidhje të fortë midis grupit parlamentar të shumicës dhe qeverisë, e cila gjithnjë i përket atij.

I njëjti model votimi aplikohet edhe për qeverisjen vendore, ku roli i individit merr peshë specifike, ndaj edhe ka ndodhur (psh, Londër) që kryetari i bashkisë të mund të jetë edhe kandidat i pavarur por me mbështetje qytetare.

Dy partitë e mëdha britanike drejtohen aktualisht nga kandidatë që janë zgjedhur në rivalitet midis disa kandidatëve në partitë e tyre politike, bazuar në konkurrencën e hapur programore dhe votimin e anëtarësisë. Në rastin e Partisë Konservatore zgjedhja ishte më e natyrshme, kurse në rastin e Partisë Laburiste, kandidati fitues nuk konsiderohej i tillë në fillim të garës, – gjë që tregon vlerën e garës dhe rëndësinë e votës së anëtarësisë.

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.