Praktikat zgjedhore në Francë

Modeli francez i partive politike dhe praktikave zgjedhore ka dallime me modelin amerikan, britanik, por edhe gjerman. Së pari, sepse kemi të bëjmë me një model qeverisës gjysmë presidencial, ku partitë synojnë presidentin dhe për rrjedhojë, tentojnë të konkurrojnë brenda tyre për kandidatin më optimal, (njësoj si në sistemin amerikan) për garën për President përballë kandidaZgjedhjet e brendshme ne PS ne Francetëve të partive të tjera. Primaret në Francë bëhen në periudhë shumë herë më të shkurtër kohe sesa në SHBA dhe kandidatët kanë lidhje të forta me partinë, ndryshe nga modeli amerikan.

Së dyti, qytetarët në Francë votojnë për dy dhomat parlamentare dhe më pas me një sistem miks në zgjedhjet lokale, pra kanë sistem përfaqësimi kombëtar më të zgjeruar sesa modeli gjerman, ndërkohë që gjermanët ruajnë modelin unik të landeve. Edhe në zgjedhjet parlamentare e lokale ka konkurrencë të hapur brenda partisë, por në tërësi kandidatët duhet të kenë lidhje të forta politike dhe të jenë figura me mbështetje në parti.

Në grupin konservator të partive secili emër që ka kandididuar ose është zgjedhur President prej mëse një dekade ka qenë produkt i votës paraprake në parti. Presidenti kur zgjidhet është de facto edhe lideri politik i partisë, ndryshe nga shumë prej modeleve të tjera evropiane. Edhe në Partinë Socialiste franceze zgjedhjet e kandidatit për President kanë qenë prej vitesh produkt i garës së brendshme partiake. Dallime gjenden në partitë ekstremiste apo modele lokale, ku kryetari është simbol për partinë dhe vota mbështetëse në parti nuk pritet të sjellë ndryshime.

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.