Praktikat zgjedhore në Gjermani

 

Referendumi 2013 SPD

Zgjedhjet në partitë gjermane SPD

Zgjedhjet në SPD (Partia Socialdemokrate gjermane) bëhen sipas të njëjtave rregulla dhe praktika statusore. Sipas nenit 15 delegatët zgjidhen me votë të fshehtë nga 600 degët lokale.  SPD, ndryshe nga CDU ka ndryshuar disa herë kryetarin e partisë gjatë dekadës së fundit. Procesi i ndryshimit politik lidhet me rezultatet politike parlamentare, si dhe me norma të organizimit dhe përfaqësimit në SPD.

Bazuar në statusin dhe procedurat zgjedhore të SPD, mundësohen të gjitha hapësirat dhe mekanizmit e konkurrimit të lirë, e kritikës dhe e votëbesimit, të debateve dhe vendimeve të brendshme politike. Kryetari zgjidhet nga Kongresi Kombëtar dhe ka mandat dy vjeçar. Ai dhe stafi tjetër drejtues, votohet në sistem mazhoritar dhe me votë të fshehtë. Figura e kryetarit është e lidhur edhe me suksesin në politikën kombëtare ose në lande, dhe kandidati për kancelar nuk është detyrimisht edhe kryetari i partisë. Përkundrazi, PSD ka një praktikë kandidimi për kancelar të figurave të tjera politike në të paktën 3 raste në 20 vitet e fundit.

Praktika të vendimmarrjes nga anëtarësia

Gabriel

Në vitin 2013 Partia Socialdemokrate Gjermane (SPD) zhvilloni një votim të gjithë anëtarësisë së partisë për të vendosur mbi ofertën për koalicion midis SPD dhe CDU të kancelares Merkel. Kjo ishte praktika e parë në historinë partiake gjermane ku anëtarësia e një partie duhej të vendoste për hyrjen ose jo në një koalicion politik. Në përfundim të votimit kur morën pjesë 78% e anëtarësisë, 75.9% e anëtarëve të SPD vendosën për miratimin e koalicionit SPD-CDU.

Për kontrast me partitë në Shqipëri: më 2009 kur PD dhe LSI hynë në koalicion politik, asnjëra parti nuk bëri votim as në Këshillin Kombëtar / Asamblenë Kombëtare, kurse për koalicionin PS-LSI 2013 nuk pati votim në asnjë prej strukturave vendimmarrëse të palëve.

 

Zgjedhjet në partitë gjermane CDU

merkel

Zgjedhjet në partitë politike gjermane bazohen në ligjin mbi partitë politike (neni 8 dhe 9) si dhe mbi statutet e vetë partive politike. Mekanizmat zgjedhore kanë mbetur klasik, duke ruajtur një rol të rëndësishëm të Kongresit Kombëtar të partive në zgjedhjen e kryetarit dhe në përcaktimin e programit politik. Modeli statusor i CDU lejon mendimin kritik, konkurrimin alternativ, mocionin e mosbesimit, si dhe lirinë e anëtarëve për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë si dhe për të kandiduar për poste të ndryshme lokale.

Referuar CDU (Partia Kristian-demokrate) gjermane kryetarja Angela Merkel është zgjedhur periodikisht përmes votës së fshehtë të delegatëve në të gjitha kongreset kombëtare prej vitit 2000. Në dallim nga modelet shqiptare dhe rajonale, zgjedhjet në CDU për kryetar dhe kryesi zhvillohen çdo dy vjet. Tabela bashkëngjitur pasqyron zgjedhjen e Merkel nga 2000-2014.

Në praktikat statusore të CDU (neni 29) në Kongres marrin pjesë 1000 delegatë, të cilët zgjidhen 6 muaj përpara Kongresit. Numri I delegatëve dhe anëtarësia bëhen publike çdo vit më 30 shtator, kohë përpara zgjedhjeve partiake. Në dallim nga modelet shqiptare e rajonale, Kongresi në CDU zgjedh përveç kryetarit edhe sekretarin e përgjithshëm, 5 zv/kryetarë, 7 anëtarë të Presidiumit, si dhe 26 anëtarët e Kryesisë. Kryetari ka mandate dy vjeçar, sekretari I përgjithshëm ka mandate 4 vjeçar.

  • Per te lexuar rezultatet e Zgjedhjeve ne SPD 2015-2017, klikoni ketu 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.