Programet e LSI nga 2004

Programi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim 

LSI-9Identiteti politik i LSI ka qenë dhe është i majtë, – ajo u krijua si fraksion politik i PS dhe asnjëherë, përfshirë periudhën e bashkëqeverisjes me të djathtën, nuk e ka vënë në diskutim përkatësinë e majtë politike. Në funksion të këtij përcaktimi, programi politik i LSI në fillimet e saj ishte i avancuar në çështje dhe problematika që lidhen me shtresimet dhe tematikat e majta, – sindikatat, politikat sociale, mbështetje ndaj minatorëve dhe veteranëve, ndaj ish ushtarakëve dhe grave, etj. Mbështetësit e parë të saj ishin anëtarë tradicionalë të së majtës, të cilët e akuzonin PS se nuk ishte më e majtë dhe se kishte tradhtuar idealet e tyre politike.

Me hyrjen e LSI në qeverinë e djathtë 2009 dhe rikthimin tek bashkëqeverisja me PS 2013, identiteti i LSI ka pësuar ndryshime, është shumë më pak ideologjik, dhe ndjek politika e premtime pragmatiste, të cilat më shumë synojnë të targetojnë vota të sigurta apo potencial votash elektorale sesa shtresime tradicionale të së majtës. Sloganet dhe premtimet e saj ofrojnë kryesisht përgjigje për atë që elektorati momental do, ndërkohë që mungojnë propozimet apo qëndrimet politike për problemet thelbësore që bëjnë diferencën midis të majtës dhe të djathtës në Shqipëri.

Në ligjërimin politik LSI ka një fjalor të kufizuar, kryesisht me tendencë ti largohet përcaktimeve të prera dhe të fitojë hapësirë manovrimi politik në varësi nga axhenda politike dhe elektorati mbështetës.

Më poshtë janë programet politike të LSI:

Për të lexuar Programin e Partisë Socialiste për Integrim 2013, klikoni ketu 

Për të lexuar Programin e Partisë Socialiste për Integrim 2004, klikoni ketu

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.