Programet e partive kryesore në Britaninë e Madhe

Demokracia përfaqësuese në Britaninë e Madhe ka përvojën më të gjatë nga modelet e tjera partiake në Evropë dhe partitë britanike kanë qenë për një periudhë të gjatë kohe modele referimi për partitë politike në shumë vende të kontinentit. Sistemi partiak britanik dominohet nga dy partitë e mëdha tradicionale, Partia Laburiste dhe Partia Konservatore, si dhe vitet e fundit kemi një parti të tretë politike me ndikim në formimin dhe vendimmarrjen e koalicionit drejtues, Partinë Liberal Demokrate.

Partitë në Britani kanë programe dhe struktura të hapura dhe demokratike, modele të strukturuara identitare, dallojnë qartë në ndarjet majtas – djathtas, janë besnike të ideve dhe zgjedhjeve politike identifikuese, kanë potencial përmirësimi e ndryshimi në varësi nga sfidat afatgjata të vendit, si dhe kanë nivel të lartë përfaqësimi e mbështetjeje publike. Programet e tyre janë të detajuara në dallimet dhe vlerat që mbrojnë, ofrojnë modelin e qeverive të hije dhe për pasojë, janë edhe programe politike të kabinetit alternativ, – gjë që i bën ato forca politike reformatore, transparente dhe aktive në debatin publik.

Në programet e partive britanike trajtohen gjerësisht çështjet e alternativës që përfaqësojnë, dallimet midis alternativave të tjera, raportet midis shtetit e individit, si dhe kanë lidhje të fortë me bazën mbështetëse të tyre. Edhe partitë e reja politike me ndikim në vendimmarrjen politike, përfshirë liberalët apo grupet nacionaliste, kanë tipare të njëjta programore, identitet të qartë dhe aftësi të promovojnë alternativa të dallueshme për qytetarët e shoqërinë.

Për shkak të natyrës së sistemit politik britanik (sistemit mazhoritar dhe modelit të monarkisë kushtetuese) partitë britanike përfaqësojnë modele klasike të partive, në dallim nga ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin në modelin partiak francez apo kombinacionet për qeverisje të qëndrueshme që gjenden në modelin gjerman. Krahasimi i modeleve britanike me modelet e partive në Shqipëri apo rajon është simbolik, për shkak të diferencës së madhe në kulturë, koncepte dhe praktika gjykimi e të vendimmarrjes.

Më poshtë gjenden programet e partive kryesore në Britaninë e Madhe:

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.