Programet e partive kryesore në France

Partitë politike në Francë dallojnë me modelet e partive të tjera politike referuese (Gjermani, Britani, Itali, etj) edhe për shkak të natyrës së sistemit politik francez, zgjedhjes së Presidentit direkt dhe rolit të tij dominues në sistemin qeverisës.

Me synim parësor zgjedhjen e presidentit dhe me synim plotësues kontrollin e parlamentit, partitë franceze janë identifikuar shpesh me emrin e presidentit dhe vizionin e tij politik gjatë ushtrimit të mandatit. Vetë modeli i partive franceze reflekton etapat e zhvillimit të sistemit qeverisës, duke qenë shpesh në ndryshim në varësi nga mandati presidencial, axhenda politike e Francës brenda vendit dhe në politikën evropiane.

Midis partive politike franceze ekzistojnë partitë tradicionale të majta e të djathta, të cilat janë të përafërta në mendim, sjellje, strukturë dhe program politik me partitë simotra perëndimore. Ato kanë programe përfaqësuese, cilësore, konkurruese, identitare dhe me potencial të madh qeverisës.

Krahas tyre ekzistojnë edhe modele të tjera politike, sidomos grupime si forcat nacionaliste (FN), të cilat ofrojnë modele programore që kanë të bëjnë kryesisht me specifikat në Francë dhe më pak me specifikat e çështjeve integruese në Evropë. Programet e këtyre partive, pavarësisht specifikave vendore, kanë qenë dhe janë të konsoliduar në vlerat që promovojnë, si dhe në reformim, në varësi nga problematikat e reja që janë krijuar.

Më poshtë gjenden programet e partive kryesore në Francë:

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.