Programet e partive kryesore në Gjermani

Partitë politike në Gjermani përbëjnë modele të standardeve të larta të organizimit dhe funksionimit të partive politike në Evropë. Sistemi aktual partiak gjerman zë fill në periudhën e fundit të viteve ’40, kur Gjermania Perëndimore aplikoi modelin demokratik të përfaqësimit. Dy partitë e mëdha politike, CDU (Partia Kristiandemokrate) dhe SPD (Partia Socialdemokrate) kanë qeverisur vendin me rotacion, në aleancë me partitë e treta politike (Të gjelbrit ose liberalët) ose në koalicion me njëra tjetrën. Kabineti aktual qeverisës në Gjermani është i përbërë nga koalicioni midis dy partive të mëdha politike (2015).

Programet politike të partive gjermane shprehin vizionin modern të partive politike për vlerat që ato përfaqësojnë, ideologjinë politike, si dhe për pritshmëritë e publikut në raport me axhendën politike gjermane. CDU konsiderohet parti e qendrës së djathtë, SPD parti e qendrës së majtë. Në koalicion ose të vetme, secila prej tyre i mbron pikëpamjet e veta të identitetit politik. Formësimi politik i CDU ndodhi më shpejt, për shkak të drejtimit të gjatë pas Luftës nga kancelari Konrad Adenauer, kurse SPD kaloi një proces reformimi të thellë, për të arritur në modelin e Willy Brandt, ish kancelar në vitet 1969-1974.

Sot, programet politike të secilës parti gjermane janë të detajuara, të profilizuara, shprehëse të identitetit dhe modele pozitive në hierarkinë e partive të suksesshme politike evropiane. Ndryshe nga modelet e programeve të partive shqiptare e rajonale, modelet gjermane të partive janë të strukturuara në varësi nga problematika, i kushtojnë rëndësi zgjidhjes dhe jo aspektit deklarativ, tentojnë të krijojnë alternativë në trajtimin e prioriteteve politike dhe jo të njësohen në premtime, ruajnë identitetin dhe e përshtatin atë me axhendën politike që kërkojnë qytetarët e vendi, dhe nuk ndjekin politika e sjellje pragmatiste në cenim të vlerave identitare të tyre.

Spektri politik gjerman dominohet nga partitë socialdemokrate, konservatore, liberale dhe ekologjike, – katër grupet më përfaqësuese politike, ndarje që nuk e gjejmë në asnjë vend të Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Palët hyjnë në koalicione të lira midis tyre, gjithnjë mbi bazën e programit dhe pikave ku gjejnë takim dhe jo mbi bazën e preferencave të lidershipit politik, siç ndodh rëndom në modelin shqiptar e rajonal.

Më poshtë gjenden programet e partive kryesore në Gjermani:

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.