Programet e partive kryesore në Itali

Partitë politike në Itali kanë një histori të gjatë organizimi dhe përfaqësimi politik, por sistemi aktual partiak daton pas viteve ’90, me shpërbërjen e PDK italiane. Në listën e partive të reja italiane dallohen dy modele politike partish. Të parat janë partitë tradicionale të majta dhe të djathta, të cilat promovojnë vlera e identitete klasike, i mbështesin ato dhe e ndërtojnë programin e tyre politik në përputhje me vizionet klasike të ndarjes identitare midis partive. Të dytat janë partitë e reja politike të krijuara nga individë apo grupe të vogla interesi, të cilat nuk promovojnë vlera identitare të qarta, por kanë natyrë pragmatiste dhe mbështetësin çështje dhe alternativa afatshkurtra në jetën politike dhe publike.

Programet e partive politike italiane janë dokumente në ndryshim të vazhdueshëm, si dhe me potencial të madh ndryshimi në periudhën e krijimit të koalicioneve politike përpara ose pas zgjedhjeve parlamentare. Partitë tradicionale në programet e tyre i mbeten besnik parimeve identitare që përfaqësojnë në raportet e shtetit me individin, në çështjet ekonomike dhe sociale, në çështjet e politikës së sigurisë dhe të jashtme, etj, kurse partitë e reja politike ose ato të periferisë, i mbeten besnik çështjeve për të cilat ato janë krijuar dhe që konkurrojnë në zgjedhje.

Dy nivelet e partive dhe të programeve politike në rastin italian, ofrojnë mundësi për të analizuar raste specifike të modeleve klasike perëndimore (partitë tradicionale), si dhe rasteve eksperimentale (partitë e reja politike). Këto të fundit gjejnë ngjashmëri dhe kanë ndikim në disa prej vendeve të rajonit tonë, përfshirë Shqipërinë, si dhe paraqesin modele të cilat kanë potencial të jenë aktive në rajonin tonë edhe për shumë vite të tjera.

Më poshtë gjenden programet e partive kryesore në Itali:

 

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.