PROGRAMET E PARTIVE POLITIKE NË KOSOVË

Sistemi partiak në Kosovë është përgjithësisht një sistem i ri, në fazë formimi dhe ende i pa-maturuar. Midis viteve 1992-1999 jeta politike në Kosovë ishte paralele dhe simbolike, LDK më shumë se një parti politike dominuese përfaqësonte frontin përfaqësues të shqiptarëve përballë autoriteteve shtetërore e politike serbe. Me çlirimin e Kosovës dhe sidomos me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës partitë politike kaluan nga faza e frontit popullor paqësor apo ushtarak në fazën e institucionalizimit si forca politike konkurruese për qeverisjen e vendit.

Programet e partive politike në Kosovë kanë ndryshuar në varësi nga program politik i shqiptarëve, – nga kërkesat për autonomi (1989), në kërkesat për të drejta kombëtare dhe njohje ndërkombëtare (1992) në kërkesa për çlirim/pavarësi (1998) dhe tek kërkesat për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë (pas vitit 2000). Ndryshimi drastik i programeve nga të njëjtit aktorë politikë dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore dëshmon se partitë politike, më shumë se forca politike konkurruese në Kosovë kanë funksionuar si zëdhënëse të interesit publik dhe shtojca të akteve politike. Liderit politikë i përdorën partitë apo organizatat (si p.sh, UCK), për të promovuar kërkesa dhe aksione kombëtare, dhe më pas, për promovimin e karrierës së tyre personale politike. Kjo është arsyeja që analiza e programeve politike të partive kryesore në Kosovë nuk dëshmon diferenca të mëdha programore dhe pamundëson renditjen ideologjike të partive politike. Dy partitë më të mëdha politike, LDK dhe PDK i përkasin të njëjtit spektër politik, dhe se e majta si identitet e ideologji është simbolikisht e përfaqësuar, për shkak të konotacionit negativ që qytetarët e Kosovës ruajnë ndaj të majtës serbe e jugosllave në Kosovë.

Vitet e fundit programet e partive politike në Kosovë janë edhe reflektim i natyrës klienteliste të partive, u adresohen kryesisht kategorive mbështetëse dhe komuniteteve lokale, në varësi nga zona ku ato janë më të forta dhe ku presin të marrin mbështetje elektorale. Në pjesën tjetër të programeve, formën e qeverisjes dhe natyrën kushtetuese të shtetit, midis tyre nuk ka dallime, edhe për shkak se çështjet thelbësore të shtetit janë përgjegjësi më e madhe e faktorit ndërkombëtar që bashkëdrejton në Kosovë prej 1999 sesa prej faktorëve politikë vendor. Përjashtim bëjnë alternativa kritike, kryesisht parti të reja politike (Vetëvendosja, etj), të cilat promovojnë pozita prioritare të sovranitetit edhe në raport me faktorin ndërkombëtar që bashkëushtron sovranitet në Kosovë.

Kosova ka edhe parti politike fetare, parti të shumta minoritare dhe etnike, parti krahinore dhe simbolike, parti me identitet tek një person i caktuar ose tek një familje e caktuar, etj, tipare tranzicioni në një shoqëri të vogël dhe me traditë të brishtë të përfaqësimit politik.

Më poshtë do të gjeni programet kryesore politike të partive kryesore në Kosovë, përfshirë programet e para të LDK, si dhe ato të sotme të secilës parti relevante në jetën politike. Përmes leximit të tyre lexohet edhe axhenda politike e Kosovës prej 1989 dhe deri më tani, përmes të njëjtëve aktorë politikë dhe të njëjtave parti politike.

 

 
  • Lidhja_Demokratike_e_Kosovës_(logo).svgPër të lexuar Programin e Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, 2012  klikoni këtu
  • Për të lexuar Programin e Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, 1989  klikoni këtu

 

 

 

 

  • pdkPër të lexuar Programin e Partisë Demokratike, Kosovë, 2000  klikoni këtu

 

 

 

  • AAK_logo-300x224Për të lexuar Programin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kosovë, 2010  klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

  •    vPër të lexuar Programin e Partisë Vetëvendosja, Kosovë,  klikoni këtu

 

 
 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.