PROGRAMET E PARTIVE POLITIKE NË MAQEDONI

Në spektrin politik partiak në Maqedoni midis partive maqedonase gjenden disa dallime programore që reflektojnë edhe identitetet politike majtas – djathtas. Tek partitë shqiptare BDI dhe PDSH si dhe partitë e tjera më të vogla, këto dallime nuk ekzistojnë. Dy palët bëjnë koalicion me secilin partner qeverisës të entisë maqedonase (BDI ka bashkëqeverisur me të majtën dhe të djathtën), kryesisht bazuar në kriterin e bashkëpunimit etnik, jo ideologjik dhe identitar.

Në dallim nga Kosova, ku partitë kryesore politike kanë përcaktim kryesisht të djathtë, në Maqedoni partitë shqiptare kanë përcaktime statutore të qëndrës së djathtë, por identitete praktike të majta. Refuzimi zyrtar i identitetit të majtë, ashtu si në Kosovë, lidhet me konotacionin negativ të së majtës historike në Jugosllavi. Identiteti i djathtë i tyre lidhet me nevojën e identifikimit etnik dhe kombëtar, kurse identiteti i tyre dominues i majtë lidhet me elementët programorë dhe sjelljet politike, jo me programet e shkruara dhe qëllimin politik të partisë. Bazë e tyre është përfshirja në shtet, ndarja e të mirave që burojnë nga shteti, përfitimi nga praktikat shtetërore, kujdesi për shtesat në nevojë, parimet e solidaritetit social dhe të dialogut ndërtetnik, etj.

Në lidhje me specifika të programeve politike partitë shqiptare në Maqedoni reflektojnë, ashtu si edhe ato në Kosovë, stadin e axhendës politike të shqiptarëve në Maqedoni. Nëse në dekadën e parë çështja themelore ishte identiteti kombëtar dhe shtetëror, nevoja e përfaqësimit dhe e balancimit, të drejtat bazë nacionale, etj, në dekadën e dytë programet bazohen në parimet politike të Marrëveshjes së Ohrit, kurse në dekadën e tretë ato pasqyrojnë elementë të partive popullore brendashqiptare, që përpiqen të kenë premtim deklarativ për çdo votë dhe për çdo çështje, gjithnjë brenda hapësirës shqiptare të përfaqësimit shtetëror.

Më poshtë gjenden programet e partive kryesore shqiptare në Maqedoni:

 

  • largea_largea_e1212c357bd51d46a03efa650769fe7e14382827301438381008Për të lexuar Programin e Partisë Bashkimit Demokratik për Integrim, Maqedoni, 2014  klikoni këtu

 

  • Për të lexuar Programin e Partisë Bashkimit Demokratik për Integrim, Maqedoni, 2002 klikoni këtu

 

 

 

  • Pthyhet_dera_e_zyres_se_pdsh_seër të lexuar Programin e Partisë Demokratike Shqiptare, Maqedoni, 2014 – 2018 klikoni këtu

 

  • Për të lexuar Programin e Partisë Demokratike Shqiptare, Maqedoni, 1997 klikoni këtu

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.