Programet e PD nga 1990

Programi i Partisë Demokratike (PD) nga 1991

Në fillim të viteve ’90 programi politik i PD përbëhej nga bashkime konceptesh të reja për shtetin dhe shoqërinë, për reforma të thella dhe vendosje të modelit të së djathtës tradicionale në sistemin politik dhe shtrirjen horizontale në shoqëri. Me kalimin e viteve, sidomos gjatë mandatit të parë qeverisës, PD iu largua disa prej temave tipike të së djathtës, siç ishin edhe përkushtimi direkt në çështjen kombëtare, çështjet e identitetit, ekonomia e lirë pa kontroll shtetëror, kthimi i pronave, liria pa kufizim e parimeve kushtetuese, etj, duke përqafuar sjellje e qëndrime pragmatiste në varësi nga nevojat politike të ditës.

foto pagePas viteve ‘2000 ka ndryshuar raporti i PD me programin politik, – duke krijuar një model të ri programor, shumë më teknik dhe gjithnjë e më të njëjtë me rivalin kryesor politik, PS-në. Në programin politik 2005, 2009, 2013 nuk gjenden dallime thelbësore në vizionin politik për shtetin, për sistemin politik, për zgjedhjet, për traditat dhe vlerat, për raportet midis individit e shtetit, për çështjet e besimit apo të trajtimit të përparësive kombëtare. Mungesa e dallimeve ka edukuar krijimin e një elektorati identik midis të majtës e të djathtës, i cili më shumë se identitetin politik, pëlqen dhe nxitet nga raportet personale me pushtetin politik.

Nëse programi politik i PD në vitet e para të saj trajtonte edhe çështje tabu për politikën dhe luante njëherësh rolin e manifestit publik për ndryshim dhe demokraci, vitet e fundit këto elementë mungojnë dhe programi politik i PD vetëm sa nxjerr më në pah slogane elektorale që lidhen me trajtimin e viktimave të sistemit komunist, trajtimin e të kaluarës, prioritetin politik drejt integrimit në BE apo çështje që lidhen me identitete të ndryshme sociale, të lidhura për arsye të ndryshme me të djathtën politike.

PD nuk ka kufizime programore dhe identitare në realizimin e koalicioneve dhe aleancave politike, nuk është qartësisht kundër formës monarkiste të qeverisjes, nuk premton politika që mund të cenojnë axhendën politike zyrtare të shtetit dhe në thelb, proklamon vetëm forma më efektive të qeverisjes së të njëjtit model, të njëjtit shtet, të njëjtit komunitet, me të njëjtat burime njerëzore, materiale dhe financiare, në të njëjtën rrugëtim politik dhe me të njëjtën axhendë reformash.

Më poshtë janë programet politike të PS nga viti 1990:

  • Per te lexuar Programin e Partise Demokratike 2005, klikoni ketu
  • Per te lexuar Programin e Partise Demokratike 1996, klikoni ketu 
  • Për të lexuar Programin e Partisë Demokratike  1990, klikoni këtu

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.