RAPORT MBI FINANCIMIN NË PARTITË POLITIKE - 2016

ISP vjen me raportin e radhes mbi financimin e partive politike dhe problematikat ligjore qe lidhen me to. Raporti eshte hartuar nga eksperte te ISP dhe ben pjese ne projektin e realizuar me mbeshtetjen e fondacionit gjerman Fridrich Ebert.

Transparanca e financimeve elektorale eshte nje ceshtje me interes publik, me interes institucional dhe nje detyrim thelbesor kushtetues. Neni 9 i Kushtetutës së Shqipërisë parashikon që partitë politike duhet të organizohen në përputhje me parimet demokratike, dhe që burimet financiare e shpenzimet e tyre të bëhen kurdoherë publike. Në bazë dhe për zbatim të kësaj dispozite, legjislacioni mbi partitë specifikon parime e standarde që lidhen me rregullat demokratike të funksionimit, por nuk ka krijuar mekanizma institucionalë të monitorimit të zbatimit të ligjit, përveç Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili kontrollon vetë-deklarimet e partive politike nëpërmjet audituesve të liçensuar.

Referuar standardit minimal të informimit publik, qofte edhe për aspektin financiar, pjesa më e madhe e këtyre partive nuk kanë faqe interneti, nuk kanë media dhe as burime të tjera publike informimi mbi programin, strukturat, aktivitetin dhe të dhënat e tyre financiare. Partitë kryesore parlamentare: PS, PD, LSI, PDIU kanë faqe interneti, pjesërisht të përditësuar. Partitë e tjera në parlament PDK, PBDNJ, etj, kanë faqe in-aktive interneti, kurse partitë e mbetura, LZHK, PR, PAA, etj, nuk kanë adrese efektive në internet.

Rastet e denoncimeve publike të blerjes së votave, kërcënimeve të tjera apo sulme fizike që ndodhin në jetën politike dhe abuzimet me përdorimin e rezervave shtetërore ose publike gjatë fushatave, duhen të jenë në fokusin e organeve ligj-zbatuese për t’i parandaluar në kohë dhe për të ndëshkuar personat përgjegjës me ose pa imunitet.

Dispozitat ligjore në fuqi lidhur me organizimin dhe funksionimin e partive politike nuk mundësojnë rregullime të detajuara nëse regjistrat financiarë duhet të mbahen për një afat kohor të parashikuar ose duhet të asgjësohen menjëherë. Mos parashikimi i kësaj norme bën të mundur që subjektet politike në rastet e financimeve të dyshimta ta kenë të lehtë ti shpëtojnë hetimeve të mëvonshme që mund të zhvillohen për raste të tilla.

Partitë politike në Shqipëri nuk i publikojnë vetë deklarimet financiare për publikun e gjerë, si dhe për anëtarët e tyre. I vetmi informacion është ai i mundësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe i publikuar në faqen zyrtare të internetit të KQZ. Mungesa e transparencës në këtë aspekt është flagrante dhe nuk mundëson një akses publik të qytetarëve mbi partitë politike të cilat nesër mund të marrin në dorë fatet e vendit.

Në faqet zyrtare të internetit te partive politike në Shqipëri nuk ekziston asnjë informacion i vlefshëm lidhur me financimet e partisë, donatorët, kuotizacionet financiare etj. Ka raste si LSI qe ka shënuar risi ne publikimin e disa te dhënave financiare (2016), por edhe ato dominohen nga te dhëna formale dhe kryesisht sponsorizime e nisma vullnetare, jo tipike për partitë politike. Ne te gjitha partitë anëtarët e konsiderojnë të vështirë sigurimin e informacionit mbi fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partia e tyre.

Me ligjin mbi të drejtën e informimit, transparenca publike është bërë kriter vlerësimi dhe standard baze për çdo institucion publik, partitë politike si organizata që kryejnë aktivitet kushtetues dhe kanë te përfshirë funksionarë publikë. Vetë partitë janë gjenerues dhe monitorues të këtij ligji, por ne paradoks me sa me lart, ato nuk kanë përmbushur asnjë lloj standardi ne këtë aspekt. Partitë vijojnë te jenë të mbyllura për publikun dhe janë hermetike për transparencën dhe llogaridhënien publike.

Legjislacioni shqiptar mbi partitë politike është i paplotë dhe konfuz. Nga monitorimi i kryer nga ISP vetëm 12 nga 126 partitë politike të regjistruara në gjykatë kanë raportuar periodikisht ndryshmet që kërkohen nga ligji. Pjesa tjetër e partive e ka injoruar detyrimin ligjor, disa parti politike figurojnë ende aktive me drejtues të cilët as nuk jetojnë më. Fiktiviteti i partive politike pranohet edhe nga KQZ, organ i cili në raportin vjetor 2015 thekson se nga 118 parti politike të cilat duhet të auditoheshin, 71 parti politike nuk u arrit të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël të kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partitë Politike ne shumicën e rasteve janë evidentuar se depozitojnë me vonese ose nuk depozitojnë asnjëherë pasqyrat financiare ne KQZ. Ligji nuk parashikon një afat për depozitimin e pasqyrave financiare te vete-deklarimit nga ana e partive politike dhe një boshllëk i tille shfrytëzohet me abuzivizem nga shume subjekte politike. Ne këto raste nuk janë evidentuar sanksione apo masa te tjera administrative ne ngarkim te tyre. KQZ ka një rol te konsiderueshëm për auditimin e partive politike por kapacitetet e saj janë te pamjaftueshme dhe një mision i tille mbikëqyrës është i pa realizueshëm.

RAPORTI I PLOTE GJENDET NE LINKUN E MEPOSHTEM:

ISP 2016 – RAPORT MBI FINANCIMIN E PARTIVE POLITIKE

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.