RAPORT MBI FINANCIMIN E PARTIVE POLITIKE 2016

Në kuadër të projektit për krijimin e database të partive politike shqiptare me mbështetjen e Fondacionit Fridrich Ebert, ISP publikon raportin e veçantë për vitin 2016 mbi  financimin e partive politike në Shqipëri. Ky raport është një sitezë e një sërë problematikash mbi partitë politike për çështjet e financimit, e cila konsiderohet një çështje e mprehtë për interesat publike, transparencën, dekriminalizimin e aktivitetit politik dhe forcimin e standardeve të demokracisë në Shqipëri. Ky raport përmban të dhëna mbi bazën ligjore të financimit të partive, problematikat që janë shfaqur gjatë aktivitetit të tyre politik, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore, si dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë shtetërore për mbikqyrjen e këtij aktiviteti.

 GJETJET KRYESORE TË RAPORTIT:

  •  Përpjekje të vazhdueshme duhet të ndërmerren në pikëpamjen ligjore dhe lidhur me rregullat e tjera, të cilat janë të domosdoshme për të garantuar barazi financiare dhe konkurrencë të drejtë ndërmjet partive politike dhe kandidatëve të tjera të pavarura. Aktualisht rregullat e garimit politik shprehin një pabarazi të theksuar që vjen në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe rendin juridik në tërësi.
  • Ligji Për Partitë Politike duhet të amendohet me dispozita shtesë të detyrueshme për aktivitetet e partive politike, që kanë të bëjnë me vetë-publikimin e pasqyrave financiare, informacioneve në lidhje me anëtarët e tyre, nivelin e kuotizacioneve qe derdhin, bilancet periodike, të ardhurat dhe shpenzimet si dhe donatorët e fushatave dhe ata që ofrohen gjatë viteve jo zgjedhore…..

Për të lexuar më shumë per raportin mbi partitë politike, klikoni këtu.

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.