Statutet e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) nga 2004

Statutet e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) prej vitit 2004 publikohen për herë të parë dhe kanë vlerë me rëndësi publike dhe për vetë anëtarët e mbështetësit e saj. Përmes publikimit arrihet të kuptohen ndryshimet në vite, risitë si dhe problematikat e organizimit të brendshëm. Më poshtë, ju paraqesim një histori të shkurtër të evoluimit të dokumenteve statusore në LSI.

LSI lindi si fraksion i një grupi politikanësh të majtë, të cilëve iu referuan rregullat dhe praktikat demokratike të konkurrimit brenda Partisë Socialiste, dhe që premtuan një model të ri demokratik, transparent, të përgjegjshëm, legjitim dhe institucional. Pas më shumë se një dekade, LSI ka treguar se në standardet demokratike nuk ka arritur jo vetëm të krijojë një model pozitiv të partive të hapura dhe demokratike, por edhe ka bërë hapa pas në aspektin e demokracisë së brendshme edhe nga vetë PS, prej të cilës u nda. Funksionimi statusor i LSI është klasik, – por në praktikë, identifikimi i saj me emrin e kryetarit, mungesa e mekanizmave praktikë që kontrollojnë pushtetin e tij dhe që balancojnë strukturat, etj, ka krijuar modelin e partive pa elementë thelbësorë të demokracisë së brendshme.

LSI ka aplikuar votimin formal “1 anëtar – 1 votë” por në rastin më të parë të debatit politik, në vjeshtën 2009, nuk arriti dot të menaxhojë debatet e brendshme dhe largoi prej saj disa prej figurave themeluese të saj. Prej atëherë identiteti i saj është nominal, i lidhur me kryetarin e saj, ish kryeministrin Ilir Meta, dhe se strukturat përbërëse të partisë, nuk kanë autonomi dhe as hapësirë vendimmarrëse të ndryshme nga kjo natyrë piramidale dhe e personalizuar e vendimmarrjes.

Kompensimi prej LSI i problemeve të demokracisë së brendshme me elementë teknikë, siç janë rregullat statusore për më shumë përfaqësim të rinisë në vendimmarrje apo për më shumë gra në përfaqësim, nuk kanë vlerë të shtuar në raport me tërësinë e gjendjes statusore dhe organizative në parti. Sfida e ardhshme e kësaj partie është pikërisht debati për ditët kur lideri politik do të duhet të ndajë përgjegjësi, dhe përgatitja e partisë për një strategji më afatgjatë sesa karriera e politikanëve të caktuar në krye të saj.

Më poshtë janë dokumentet kryesorë statusorë të LSI nga 2004:

  • Për të lexuar Statutin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim 2012, Shqipëri klikoni këtu
  • Për të lexuar Statutin e LGI (Forumi i Grave LSI) 2012, Shqipëri klikoni këtu

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.