Statutet e partive kryesore në Britaninë e Madhe

Partitë politike në Britani kanë krijuar modelet e para të zgjedhjeve horizontalisht demokratike, përfshirë edhe parimin “1 anëtar – 1 votë”. Partitë e sotme britanike janë shumë të hapura në aspektin e organizimit statutor dhe partiak, krijojnë mundësinë e shprehjes së opinioneve të ndryshme dhe votimit të tyre në struktura, i japin rëndësi mendimeve të bazës së partisë dhe rolit të saj në përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet e ndryshme politike, si dhe mundësojnë garanci për kategori, çështje e individë që përfaqësojnë pakicën në votimet në parti. Partitë britanike kanë rregulla statusore të detajuara, transparente dhe me oportunitet të madh për prurjet e reja, sidomos ato me potencial konkurrues dhe sfidues.

Në dy partitë e mëdha britanike falë statutit dhe natyrës demokratike të organizimit kanë ndodhur zhvillime të paimagjinueshme në praktikën politike të rajonit tonë, si p.sh, detyrimi me votim i liderit politik, përfshirë edhe rasteve kur ai ka qenë kryeministër fitues, për tu larguar nga drejtimi politik apo ekzekutiv, për shkak të rënies së mbështetjes së brendshme. Gjithashtu ka ndodhur që përmes votës së anëtarësisë të rrëzohen liderë politikë dhe të rezultojnë fitues modele politike, të cilat mund të mos kishin qenë fitues në rast të mos aplikimit të standardit 1 anëtar – 1 votë.

Modelet statusore britanike ia kanë përshtatur sistemin e vlerave të tyre sistemit zgjedhor mazhoritar, pra qëllimit për të nxjerrë kandidatët me potencialin më të lartë fitues në mazhoritar, përmes votës konkurruese brenda partisë dhe parme konsultimit efektiv midis organeve të larta vendimmarrëse dhe bazës së partisë. Forcimi i bazës në vendimmarrje i ka dhënë fuqi organizative partive dhe ka krijuar mundësinë e ndryshimit të vazhdueshëm të tyre pozitiv, reformimit në sjelljen politike dhe në lidership.

 

Më poshtë gjenden statutet e partive kryesore në Britaninë e Madhe.

 

  • Conservative_logo_2006.svgPër të lexuar Statutin e Partisë Konservatore, Britani, klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

  • laburiPër të lexuar Statutin e Partisë Laburiste, Britani, klikoni këtu

 

 

 

 

  • liberaPër të lexuar Statutin e Partisë Liberaldemokrate, Britani, klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

  • bnp_logo_1Për të lexuar Statutin e Partisë Nacionale, Britani klikoni këtu

 

 

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.