Statutet e partive kryesore në France

Statutet e partive në Francë në përgjithësi janë të njëjta me statutet e partive në Gjermani dhe Britani, por me dallime në elementë të veçantë që lidhen edhe me sistemin politik në Francë. Në modelet franceze aplikohet votimi i anëtarësisë për vendimmarrje politike të rëndësishme, si dhe të dyja partitë e mëdha, ajo socialiste dhe unioni për lëvizjen popullore, kanë aplikuar votimin e anëtarësisë për zgjedhjen e kryetarit të partisë ose kandidatit të tyre zyrtar për fushatën presidenciale.

Në modelet franceze, sidomos tek e majta, gjenden edhe koncepte të ndryshme të garancive për fraksionet politike, përmes të cilave çdo kandidat që merr një përqindje të caktuar votash në garën për kryetar e ruan këtë përqindje edhe në përfaqësimin politik në nivelet e larta drejtuese të partisë. Kjo praktikë statusore stimulon garën e brendshme në parti dhe garanton ruajtjen e partive nga fragmentarizmi.

Në partitë franceze vendimmarrja për politikat lokale (çështje, programe, koalicione si dhe kandidatë) është tërësisht çështje lokale dhe monopol i bazës lokale të partive. Gjithashtu modelet statusore franceze stimulojnë çështjet gjinore dhe përfaqësimin e rinisë, si dhe kanë kufizime minimale për anëtarësimet në parti politike.

Megjithëse në disa parti të vogla franceze ka ndodhur që rotacioni politik të mbetet brenda familjes politike ose midis një numri të kufizuar emrash politikë, përsëri në çdo rast produkti është bazuar në norma statusore dhe është pasojë e garës së brendshme politike, rivalitetit me program dhe me votën në nivele horizontale të partisë politike.

 

Më poshtë gjenden statutet e partive kryesore në Francë.

 

  • logo-ps-largePër të lexuar Statutin e Partisë Socialiste,Francë , klikoni këtu

 

 

 

 

 

  • radicalPër të lexuar Statutin e Partisë Radikale, Francë, klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

  • 200px-Union_of_Democrats_and_Independents_logoPër të lexuar Statutin e Partisë Unioni i Demokratëve të Pavarur, Francë, klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

  • fr}umpPër të lexuar Statutin e Partisë Unioni për Lëvizjen Popullore, Francë, klikoni këtu

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.