Statutet e partive kryesore në Gjermani

Partitë politike në Gjermani përbëjnë modele të standardeve të larta të organizimit dhe funksionimit demokratik. Ndonëse partitë gjermane nuk kanë adhuruese të modelit kryesisht britanik dhe amerikan, të votës së anëtarësisë në zgjedhjen e lidershipit politik, përsëri partitë gjermane kanë arritur të krijojnë një mekanizëm efektiv përfaqësimi që mundëson konsultimin e vazhdueshëm me anëtarësinë dhe reflektimin e mendimeve të saj në vendimmarrjen politike.

Statutet e partive gjermane mundësojnë të drejtat aktive të anëtarëve, hapësirë të madhe konkurruese brenda partisë, preferenca të bazës për vendimmarrjen, mekanizma kontrolli dhe promovimi, si dhe detaje të shumta që krijojnë balancë e ndarje përgjegjësish në të gjitha nivelet.

Liderit e partive politike gjermane, pavarësisht nga rezultati zgjedhor kombëtar, votohen e votëbesohen rregullisht, struktuarat politike mblidhen rregullisht, i gjithë sistemi horizontal mundëson kontrollin e vazhdueshëm të përfaqësisë vertikale dhe koncepti i drejtimit të partive është më shumë kolektiv sesa nominal. Degët e partive janë të hapura për vendimmarrje me interes politik lokal, përfshirë çështjen e koalicioneve lokale, si dhe disa parti politike, sidomos CDU në periudhën e krizës post Kohl dhe SPD në dy dekadat e fundit, i kanë ndryshuar disa herë liderit politikë të tyre, në varësi nga suksesi elektoral dhe mbështetja horizontale në partitë respektive.

Partitë e treta të vogla politike gjithashtu kanë pësuar ndryshime politike në drejtim, kryesisht mbi bazën e raporteve të krijuara midis alternativës politike dominuese në parti dhe pakicës së saj. Në modelet gjermane ka potencial minimal përjashtimesh dhe krijimesh të partive të reja për shkak të fraksionizmit, si dhe ka potencial të madh debati të brendshëm partiak, sidomos në takimet vjetore kombëtare.

 

Më poshtë gjenden statutet e partive kryesore në Gjermani.

 

    • Për të lexuar  Stade}fdp-3tutin e Partisë Liberale (FDP), Gjermani, klikoni këtu

     

     

     

 

 

  • csu_logo_1r të lexuar Statutin e Partisë Kristiansociale (CSU), Gjermani, klikoni këtu

 

 

 

 

  •  cdu Per te lexuar Statutin e Partise Kristian Demokrate, Gjermani, Klikoni ketu 

 

 

 

  • SPD_logo_1969Për të lexuar  Statutin e Partisë Socialdemokrate, Gjermani, klikoni këtu

 

 

 

 

 

  • de}linke (1)Për të lexuar  Statutin e Partisë së Majtë, Gjermani, klikoni këtu

 

 

 

 

 

  • Bündnis_90_-_Die_Grünen_Logo.svgPër të lexuar  Statutin e Partisë të së Gjelbërve, Gjermani, klikoni këtu

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.