Statutet e partive kryesore në vendet e tjera

Statutet e partive politike në disa vende perëndimore ngjajnë shumë në mënyrën sesi zgjidhen organet drejtuese, sesi merren vendimet, sesi garantohet konkurrenca e brendshme, sesi ndërtohen raportet midis organeve të zgjedhura partiake dhe bazës së partisë, etj. Në shumicën e tyre janë ekzistojnë norma të qarta të garancisë së demokracisë së brendshme, si dhe mekanizma që sjellin reformimin e vazhdueshëm të partive si dhe kontrollin nga anëtarësia të punës së organeve më të larta partiake.

Modeli klasik i partive mbetet thuajse i njëjtë, me dallime që lidhen me specifika të vendeve përkatëse. Kurse modelet e reja politike, sidomos lëvizjet politike nominale, partitë me nisma nominale apo me karakter lokal, grupet nacionaliste dhe ekstremiste, etj, pasqyrojnë në statutet e tyre standarde minimale të demokracisë së brendshme, për shkak se për to, çështjet e demokracisë së brendshme janë të parëndësishme përpara prioritetit politik e programor që proklamojnë.

Studimi i modeleve statusore nxjerr në pah tezën se marrja e modeleve të gatshme statusore ka vlerë vetëm kur praktikat statusore gjejnë shprehje në nivelin e kulturës politike dhe specifikave të vendeve përkatëse, si Shqipëria. Marrja apriori i modeleve perëndimore mund të krijojë kontrast me mjedise periferike, siç është mjedisi shqiptar, por edhe krijimi i modeleve lokale mbi baza eksperimentale, duke injoruar tiparet më të spikatura demokratike të statuteve të modeleve perëndimore përbën gjithashtu një zhvillim negativ dhe lexim të demokracisë së brendshme si një akt formal, pa përmbajtje.

 

Më poshtë gjenden statutet e partive kryesore në disa vende evropiane:

Statutet e Partive politike në Greqi

  1. Statuti i Nea Demokracia ne Greqi, klikoni ketu 
  2. Statuti i PASOK ne Greqi, klikoni ketu 
  3. Statuti i SYRIZA ne Greqi, klikoni ketu

Statutet e Partive politike në Austri

  1. Statuti i Partise Popullore ne Austri, klikoni ketu

Statutet e Partive politike në Poloni

  1. Statuti i Partise Ligj e Drejtesi ne Poloni, klikoni ketu 

 

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.