Statutet e partive kryesore në Itali

Për shumë vite partitë politike në Itali kanë ruajtur modelin klasik organizativ: elitat krijojnë rregullat dhe ri-zgjedhin veten. Në fillim të viteve ’90 modelet organizative ndryshuan dhe partitë e vjetra dhe të reja politike iu përshtaten formave të reja të organizimit politik. Italia u përfshi në listën e vendeve demokratike evropiane ku u importua dhe u aplikua parimi zgjedhor “një anëtar – një votë”, duke e përshtatur atë brenda partive politike tradicionale (kryesisht e majta italiane), si dhe duke e avancuar nga votimi i anëtarësisë tek votimi i publikut.

Statutet e partive politike italiane aktualisht reflektojnë standarde të larta demokracie, sidomos në partitë politike klasike, sic janë demokratët e majtë, kristiandemokratët, partitë e reja populiste, etj. Në partitë italiane ku lideri politik ka vend themelor dhe identifikohet me partinë, hapësira e përfaqësimit të anëtarësisë në vendimmarrje është më e kufizuar, gjithsesi, edhe aty, anëtarët mund të ndikojnë në vendimmarrjet lokale dhe në çështjet politike. Në tërësi partitë italiane në dokumentet e tyre statutorë lejojnë të drejtën e mendimit dhe promovimit ndryshe, lejojnë fraksionet brenda-partiake, lejojnë votimin alternativ dhe fushatën alternative në parti, kanë shumë më tepër parime liberale konfirmuese sesa bllokuese të nismave të bazës lokale dhe anëtarësisë, si dhe njohin praktikat e mocioneve dhe ndryshimeve të lidershipit politik.

Zgjedhjet e fundit brenda-partiake në Partinë Demokrate italiane, ishin modeli më i avancuar i votimit të anëtarësisë dhe zgjedhjeve konkurruese mbi bazën e platformave konkurruese në parti. Produkti zgjedhor ishte maksimal, mbështetja qytetare për modele të tilla ishte e larttë dhe tendencat e reja të zgjedhjeve brenda partive dukshëm po ndikohen nga kjo praktikë pozitive.

Deklarimet liberale statusore në partitë politike italiane nuk kanë gjetur gjithnjë përputhje me hapësirën reale të mbijetesës së fraksioneve, ndaj edhe vazhdimisht partitë e mëdha kanë prodhuar fraksione që më pas janë shndërruar në parti të reja politike, ose ka pasur ndryshim në elitat politike vendimmarrëse, në varësi nga preferencat e lidershipit dhe mbështetja e bazës së qëndrueshme të partisë respektive.

 

Më poshtë gjenden statutet e partive kryesore në Itali:

 

  • lega_nord_by_al3ssio97-d9666tqPër të lexuar Statutin e Partisë Lega Nord, Itali  klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

  • PartitoDemocratico.svgPër të lexuar Statutin e Partisë Demokratike, Itali  klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

  • 5 stellePër të lexuar Statutin e Partisë Lëvizja 5 yje, Itali  klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

 

  • Unione_dei_Democratici_Cristiani_e_di_Centro_(logo,_2002-2006)Për të lexuar Statutin e Partisë Unioni Demokristian, Itali  klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

 

 

  • 200px-Il_Popolo_della_LibertàPër të lexuar Statutin e Partisë Unioni Demokristian, Itali  klikoni këtu

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.