STATUTET E PARTIVE POLITIKE NË KOSOVË

Demokracia e brendshme e partive politike në Kosovë ka dallime statutore nga modelet e partive politike në Shqipëri. Në disa parti në Kosovë janë ndryshuar me votim liderit politikë të partisë (LDK, Vetëvendosja, etj), zhvillim që nuk e gjejmë në asnjë nga partitë kryesore politike në Shqipëri dhe Maqedoni. Për shkak të natyrës së partive në Kosovë (të krijuara kryesisht pas luftës 1999 dhe përmes asistencës të ekspertëve ndërkombëtarë), si dhe legjislacionit mbi partitë (shumë më konkret në afate, përgjegjësi dhe detaje administrative) ato, në terma teknikë, kanë më shumë mekanizma dhe hapësira vetëkontrolli sesa modelet në Shqipëri.

Statutet e disa partive në Kosovë reduktojnë mandatet e kryetarit të partisë, përfshijnë koncepte të pakicës përfaqësuese ose të debatit të brendshëm, siç edhe kanë bërë pak në drejtim të forcimit të rolit të anëtarësisë në vendimmarrjen politike të partisë. Organet e partive në Kosovë mblidhen rregullisht, por pushteti i kryetarëve mbetet dominues jo vetëm në vendimmarrje, por edhe në përcaktimin e pasuesve në drejtim në parti si dhe të listës së kandidatëve për deputetë apo poste të tjera politike. Vetëm një nga partitë parlamentare në Kosovë aplikon votimin 1 anëtar – 1 votë, ndërkohë që në Shqipëri e kanë aplikuar tri partitë kryesore politike.

Në detaje teknike ekzistojnë dallime që lidhen me kuotat e anëtarësisë, raportet e anëtarëve me partitë e tjera, specifika të organizimit të brendshëm, çështja e kuotave gjinore dhe rinore, roli i strukturave qendrore dhe vendore, si dhe specifika të transparencës dhe të financimit. Siç konstatohet nga dokumentet përkatëse, shumica e partive nuk kanë specifika të qarta dhe efektive lidhur me organizimin poshtë – lart, për raportet me minoritetet dhe diasporën jashtë, për praktika më të mira të përzgjedhjes së kandidatëve konkurrues në zgjedhje, për legalizimin e fraksionit të brendshëm, për raportet midis të zgjedhurve në parti dhe atyre në qeveri/qeverisje, etj. Për shkak të detyrimeve ligjore raportimet zyrtare për mbledhjen e strukturave, përbërjen e tyre dhe ndryshimet e mundshme, janë shumë më të plota sesa në rastin e Shqipërisë, gjithsesi referuar të dhënave publike (aksesi online) debatet lidhur me demokracinë e brendshme, si dhe konsultimet publike mbi vendimmarrjen, janë në nivel më kritik sesa modelet e disa prej partive kryesore në Shqipëri.

Më poshtë gjenden statutet e partive kryesore politike në Kosovë, miratuar në kongreset/kuvendet e fundit kombëtare:
  • pdkPër të lexuar Statutin e Partisë  Demokratike 2010, Kosovë klikoni këtu

 

 

 

  • AAK_logo-300x224Për të lexuar Statutin e Partisë  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, klikoni këtu

 

 

 

 

 

  • vPër të lexuar Statutin e Partisë  Vetëvendosja, Kosovë klikoni këtu

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.