STATUTET E PARTIVE POLITIKE NË MAQEDONI

Partitë politike në Maqedoni, përfshirë ato shqiptare apo maqedonase, kanë të njëjtat tipare organizimi politik dhe reflektojnë tendenca të identifikimit të plotë me liderin politik. Përjashtim bën Bashkimi Socialdemokrat, (SDSM), parti që ka ndryshuar disa herë liderit drejtues, kurse partitë e tjera, sidomos ato shqiptare, vijojnë të jenë uniforme në mbështetje të liderit politik.Tek dy partitë kryesore shqiptare, BDI dhe PDSH lideri politik është edhe lideri historik, është themelues dhe drejtues për vite, ndaj nuk ekziston as mundësia praktike, as kërkesa dhe as hapësira për një konkurrencë të brendshme politike ndaj tij. Kritikët, në të shumtën e rasteve përjashtohen ose detyrohen të largohen, kurse vetë këto parti, mbeten të vetmet modele në Evropë, ku liderit politikë, edhe kur fitojnë zgjedhjet, nuk marrin poste në hierarkinë shtetërore dhe as në ekzekutiv.Referuar statuteve BDI dhe PDSH dominohen nga parimi i drejtimit ‘lart-poshtë’, nuk përmenden dhe as lejohen fraksionet, nuk ka rol specifik dhe as fuqi praktike për vendimmarrje të anëtarësisë, nuk ka kufizime dhe pas papajtueshmëri të mandatit të kryetarit, si dhe nuk ka mekanizma cilësore që të mund të çojnë në një proces më transparent dhe më konsultativ vendimmarrës. Ato nuk kanë krijuar mekanizma statusorë dhe praktike për garë të brendshme partiake përpara daljes me kandidatë zyrtare, si dhe në shumicën e rasteve, debatet e brendshme shoqërohen me krijimin e fraksioneve/partive të reja politike. Shumica e partive të tjera politike shqiptare kanë dalë si fraksione nga PDSH dhe BDI, por edhe ato, megjithëse janë produkt të shkeljes së rregullave demokratike, nuk kanë arritur të krijojnë modele më pozitive dhe të bëjnë diferencën me partitë e tyre të reja.

Më poshtë gjenden statutet e partive kryesore shqiptare në Maqedoni:

thyhet_dera_e_zyres_se_pdsh_sePër të lexuar Statutin e Partisë  Demokratike Shqiptare, Maqedoni, klikoni këtu

 

 

 

largea_largea_e1212c357bd51d46a03efa650769fe7e14382827301438381008Për të lexuar Statutin e Partisë Bashkimit Demokratik për Integrim, Maqedoni, klikoni këtu

 

 

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.