Zgjedhja e kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare në PS

Partia Socialiste ka ruajtur modelet klasike të organizimit partiak: kryesi e zgjedhur nga Komiteti Drejtues (më vonë, Asambleja Kombëtare), si dhe Asamble të zgjedhur nga Kongresi Kombëtar. Në periudha të ndryshme kohe PS ka aplikuar drejtimin e Asamblesë përmes një kryetari (prej 2009 PS ka kryetar për Asamblenë, duke hequr postin e Sekretarit të Përgjithshëm). Kryertari zgjidhet nga Asambleja  Kombëtare me propozim të Kryetarit të Partisë. Kryetari i AK dKryesia e PS 1991rejton mbledhjen, ndjek zbatimin e vendimeve dhe koordinon veprimtarinë e AK dhe të komisioneve të përhershme pranë saj.

Asambleja Kombëtare (Komiteti Drejtues) i PS ka ndryshuar në varësi nga gjendja e partisë (në opozitë ose në pushtet), por në tërësi ka mbetur me formën klasike: pjesa më e madhe e zgjedhur nga kongresi, pjesa tjetër e kooptuar për shkak të postit drejtues në degët e rretheve. Rinia dhe gruaja kanë pasur gjithnjë pozita komode në përfaqësim.

Në aspektin organizativ struktura e PS ka pësuar ndryshime vetëm në raste të vecanta (midis 1993-1997 kur kryetari i PS ishte në burg) duke ruajtur drejtimin kolegjial me katër anëtarë, si dhe midis vitit 1998-1999 kur drejtimi i partisë ishte vetëm me Sekretar të Përgjithshëm.

Sipas nenit 24, (2013) Asambleja Kombëtare e PSSH, përbëhet nga Kryetari i PSSH, anëtarët e partisë që kanë patur mandat të Kryetarit të Partisë, të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, deputetët anëtarë partie si dhe Kryetari i FRESSH, Kryetarja e FGSSH, janë drejtpërdrejt anëtarë të AK të PSSH. Numri i anëtarëve që hyjnë drejtpërdrejt nuk duhet të përbëjë mbi 40% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PSSH. Anëtarët që hyjnë drejtpërdrejt në përbërje të Asamblesë Kombëtare nuk përfshihen në listat e votimit për t’u zgjedhur në Kongres.

Në kompetencat e Asamblesë Kombëtare llogariten, – organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e PSSH, si dhe mandaton drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë si përfaqësues të PSSH për Kryeministër. Kur Kryetari i PSSH tërhiqet vullnetarisht nga funksioni i Kryeministrit, Asambleja Kombëtare miraton në këtë detyrë një përfaqësues tjetër që plotëson kriteret përkatëse me kandidatë alternativë dhe votim të fshehtë. Kur vendi i Kryetarit të Partisë mbetet vakant, Asambleja Kombëtare mblidhet brenda 15 ditëve dhe thërret brenda 30 ditëve Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të Kryetarit të ri të Partisë, e cila  nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit.

Asambleja Kombëtare e PSSH zgjedh Kryesinë e PSSH. Numri i anëtarëve të Kryesisë miratohet nga AK me propozim të Kryetarit të Partisë. Kryetari i PSSH paraqet listën e plotë me kandidatura për anëtarë të Kryesisë së PSSH. AK e PSSH ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë deri në 1/3 e listës së paraqitur. Çdo kandidaturë shtesë mbi listën e propozuar për anëtar të Kryesisë së PSSH duhet të ketë mbështetjen e 10% të anëtarëve të AK.

Asambleja Kombëtare e PSSH  me propozim të Kryetarit të Partisë miraton numrin dhe strukturën e Sekretariatit. Kryetari i Partisë i paraqet  AK për miratim kandidaturat për Sekretarë të PSSH për secilin post. AK mund të kërkojë votimin me kandidatura alternative për funksione të veçanta. Çdo kandidaturë alternative për poste të veçanta për sekretar të PSSH duhet të ketë mbështetjen e 20% të anëtarëve të AK.  Kandidatët për Sekretarë të PSSH duhet të kenë të paktën një mandat si anëtarë të AK të PSSH.

Asambleja organizon e drejton institucionet qendrore të Partisë; vendos për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme e të zgjedhjeve vendore në Parti. Rregullat dhe procedurat e zgjedhjeve në strukturat e partisë, procedurat e votimit, ngritja dhe funksionimi i organizmave për përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve përcaktohen në Kodin e Zgjedhjeve në PSSH që miratohet prej saj; zgjedh Komisionin e Zgjedhjeve të Partisë( KZP). Kandidaturat për anëtarë të KZP propozohen nga Kryesia e PSSH; vendos për struktura organizative koordinuese në bazë territori në përputhje me funksionet elektorale; krijon komisione të përhershme dhe të përkohshme pune me anëtarë të partisë e përkrahës të saj për të studiuar e zgjidhur probleme teorike, politike e organizative. Komisionet e përhershme raportojnë para saj për punën e tyre, si  rregull një herë në vit; miraton programin elektoral të Partisë; miraton aleancat me forcat e tjera politike që kanë afërsi programore në zgjedhjet e përgjithshme dhe për qeverisjen vendore;

Asambleja Kombëtare e PSSH përgatit e miraton rregullore, udhëzime, kritere dhe norma për: praktikën e organizimit, formimin, përbërjen, drejtimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të partisë në bashki/komunë, rreth,qark dhe në nivel qendror; hartimin dhe administrimin e dokumentacionit të veprimtarive të partisë dhe të regjistrit të strukturave të saj; krijimin dhe administrimin e buxhetit financiar, të mjediseve dhe mjeteve logjistike për ushtrimin e veprimtarisë së këtyre organeve.

Për të lexuar emrat e Kryesisë dhe Votat për Sekretariatin e PS 2009 – 2013, klikoni këtu

Për të lexuar emrat e Kryesisë dhe Asamblesë së PS 2005 klikoni këtu

Për të lexuar emrat e Kryesisë së PS 1991, klikoni këtu

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.