ZGJEDHJET NE PARTI POLITIKE NE MAQEDONI

Në Maqedoni partitë tradicionale kanë pasur thuajse histori të njëjtë: kryetari zgjidhej e rizgjidhej pavarësisht humbjes apo fitores në zgjedhje. Kështu ka ndodhur me partitë shqiptare PDSH e BDI (edhe më parë me PPD), me partitë e tjera të vogla shqiptare, por edhe me partitë kryesore maqedonase. Të majtët socialdemokratë kanë pësuar rotacion drejtimi pas një konsumimi të gjatë të kryetarit themelues, kurse tek shqiptarët ndryshimi i vetëm erdhi për shkak të dorëheqjes së A.Xhaferrit për arsye shëndetësore nga PDSH.Maqedoni

Asnjë nga partitë shqiptare në Maqedoni nuk votohet nga anëtarësia, vendimet merren me kongrese deleguese, kryetarët zakonisht nuk marrin pushtet ekzekutiv dhe se janë të njëjtët qoftë në koalicion me të majtën ose të djathtën maqedonase.

Në sistemin përfaqësues qytetarët e Maqedonisë votojnë në proporcional për parlamentin (ndarje e numrit të njëjtë të mandateve në 6 zona zgjedhore), si dhe votojnë për Presidentin në votim direkt. Shqiptarët kanë pasur kandidatët e tyre për president por asnjëherë nuk kanë arritur raundin e dytë të votimit. Gjithashtu votohet edhe për kryetarët e komunave dhe këshillat komunalë. Një tipar tjetër dallues i partive shqiptare në Maqedoni, ashtu si në Kosovë, është fragmentarizmi i tyre, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve në partitë e mëdha dhe rolit dominues e imponues të liderëve politikë.

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  • 1
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.