Zgjedhjet në PLL

Në vitin 2013 Partia “Lëvizja e Legalitetit” zhvilloi kongresin kombëtar, ku u votua edhe për kryetarin e PLL. Në dallim nga shumica e praktikave të partive të tjera politike për postin e kpll 2013ryetarit të PLL dolën katër kandidatë, – kryetari tradicional i PLL Spahia, zv/kryetari Basha, si dhe dy figura të reja të kësaj partie, Gjana dhe Kraja.

Në raundin e parë të votimit asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e votave, por dy kandidatët më të votuar ishin Spahia e Gjana. Në raundin e dytë të votimit kryetari i PLL e humbi garën me sfidantin e tij, Sulejman Gjana, duke qenë rasti i vetëm në partitë politike parlamentare shqiptare, kur një kryetar partie humbet garën në konkurrim të fortë me rivalët e tij brenda partisë.

Sfiduesi, Sulejman Gjana fitoi garën dhe mori postin e kryetarit, ish kryetari Spahia fillimisht e pranoi rezultatin dhe u largua nga drejtimi. Gjatë 2015 debatet e brendshme politike në këtë parti treguan se shenja pozitive e vitit 2013 nuk është trend institucional dhe i qëndrueshëm, por se ende partitë kanë probleme në pranimin integral të rezultatit zgjedhor konkurrues, si dhe të realizimit të rotacioneve normale në krye të tyre.

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.