Zgjedhjet për kryetar në PD


 

                                                                                                                       Zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike (1991-2016)

votimi per kryetar PD 2013Më 1990 PD drejtohej nga një Komision Nismëtar të drejtuar nga Azem Hajdari. Më 12 shkurt 1991 PD bëri ri-organizim dhe në krye të Komisionit Drejtues u zgjodh Sali Berisha, i cili fitoi në rivalitet me Gramoz Pashkon. Në shtator 1991 PD mbajti Kuvendin Kombëtar ku në garën për kryetar Berisha fitoi përballë Neritan Cekës dhe Azem Hajdarit.

Më 1992 Berisha u zgjodh President i Republikës, posti i kryetarit mbeti vakant, dhe në garë Eduard Selami fitoi përballë Arben Imamit. Më 1993 Eduard Selami u konfirmua në krye të PD në garë me Ylli Vejsiun. Më 1995 në një konferencë të jashtëzakonshme PD shkarkoi kryetarin Selami dhe posti i kryetarit u ushtrua nga Sekretari i Përgjithshëm Tritan Shehu.

Më 1996 Kuvendi i PD zgjodhi kryetar Tritan Shehun, i cili fitoi përballë Ferdinand Xhaferrit.

Më 1997 Presidenti Berisha dha dorëheqje dhe u rikthye në parti, Shehu dha dorëheqje dhe posti mbeti vakant. Në Kuvend Kombëtar Berisha mori drejtimin e PD-së në një garë formale me Pjeter Arbnorin.

PD kryetar 1991Më 1999 në garën për kryetar të PD ishin Sali Berisha e Genc Pollo. Gara e ashpër coi në dorëheqjen e këtij të fundit, me akuza për pabarazi në garë dhe presione politike. Uran Butka u kandidua në momentin e fundit dhe Berisha u konfirmua lehtësisht në krye të PD.

Në Kuvendet Kombëtare 2001, 2003, 2005 dhe 2009 Berisha u konfirmua në krye të PD-së duke qenë e vetmja kandidaturë në garë.

Më 2013 PD humbi zgjedhjet, Berisha dha dorëheqje dhe për kryetar të PD konkurruan Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Fitues ishte Basha me shumicë absolute votash.

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.