Zgjedhjet për kryetar në PS

                                                                                                                       Zgjedhjet për kryetar në Partinë Socialiste (1991-2016)


Në zgjedhjet e para për kryetar në PS (1991) Fatos Nano ishte produkt i PS kryetar 1999konsensusit politik brenda grupeve në PS. Zgjedhja e tij u bë formale pasi më parë posti i kryetarit ishte diskutuar midis dy emrave, Maqo Lakrori dhe Fatos Nano.

Gjatë periudhës 1992-1996 Fatos Nano vijoi të ishte kryetar pa rival në PS, edhe për shkak se ai ishte i arrestuar dhe vuante dënimin në burg, ndërkohë që partia e tij e konsideronte arrestimin dhe dënimin si të motivuar politikisht.

Më 1997 Nano doli nga burgu dhe fitoi zgjedhjet duke u bërë kryeministër. Mandati i tij i konfirmuar në krye të PS ishte i vetëkuptuar.

Pas krizës politike të shtatorit 1998 Nano dha dorëheqje nga kryeminiPS kryetar 2003stër dhe më pas edhe nga posti i kryetarit të partisë. Drejtimin politik e mori sekretari i përgjithshëm, Pandeli Majko, njeheresh edhe kryeminister i asaj periudhe.

Në shtator 1999 Nano kërkoi rikthimin në krye të PS përballë Majkos. Konkurrenca midis tyre ishte e ashpër dhe në fund, me numër minimal votash, sic tregohet edhe nga tabela bashkengjitur, fitues ishte Nano.

Mandati drejtues i z.Nano në krye të PS-së u konfirmua edhe pas zgjedhjeve 2001. Në kongresin zgjedhor të PS më 2003 përballë Nanos, tashme edhe kryeminister, ishin ish Presidenti Rexhep Meidani dhe kryetari i bashkisë Tiranë Edi Rama. Nano fitoi lehtësisht mandatin drejtues, me diference te thelle nga dy kandidatet.

Më 2005 PS humbi zgjedhjet dhe kryetari Nano dha dorëheqje. Për vendin vakaPS kryetar 2009nt konkurruan Rexhep Meidani dhe Edi Rama, kur me shumicë votash kryetar i ri u zgjodh Edi Rama.

Më 2009 PS humbi zgjedhjet parlamentare, por në garën e brendshme partiake Rama u konfirmua në krye të PS-së. Përballë tij ishte Maqo Lakrori, ndërkohë që rivali më serioz i tij, Arben Malaj u tërhoq nga gara disa ditë përpara votimit, duke akuzuar për pabarazi zgjedhore dhe presione politike.

Prej 2009 PS nuk ka votuar më për kryetarin e saj, dhe Rama vijon të jetë kryetar, edhe pse mandati i tij statusor ka përfunduar në shtator 2013. Me ndryshimet statutore 2016 kryetari nuk votohet persa kohe eshte edhe kryeminister, – nje model mandati qe aplikohet per here te pare ne nje parti politike shqiptare prej 1991.

                     

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.