Zgjedhjet presidenciale Kosove 2002-2016

Pas ndërhyrjes së NATO-s (1999) Kosova krijoi institucionet e veta vendimmarrëse, të cilat pas shpalljes së Pavarësisë (2008) ushtrojnë funksionet e një vendi sovran. Një prej zgjedhjeve më të rëndësishme janë zgjedhjet presidenciale. Sipas Kushtetutës së Kosovës Presidenti zgjidhet në parlament, përmes tre raundeve të votimit.

Presidenti Rugova ishte njëherësh edhe kryetar i LDK, fitues në zgjedhjet parlamentare, ndaj edhe zgjedhje e tij President ishte formale, për shkak të mbështetës së shumicës. Gjithsesi ai është zgjedhur dy herë president në raundet e treta të votimit kur kërkohen votat e shumicës së anëtarëve të parlamentit.kosove presidentet

Edhe Presidenti Sejdiu ishte vijues i të njëjtës traditë promovimi: kryetar i LDK dhe më pas President përmes shumicës fituese parlamentare.

Pas vendimit kundër tij nga Gjykata Kushtetuese vendin e Sejdiut e zuri Bexhet Pacolli, zgjedhja e të cilit u konsiderua e parregullt nga Gjykata Kushtetuese. Për daljen nga kriza, palët politike ranë dakord për një kandidaturë konsensuale, dhe e tillë ishte Atifete Jahjaga, e zgjedhur direkt që në raundin e parë.

Më 2016 u mbajtën zgjedhjet e radhës presidenciale. Në mungesë të opozitës në parlament, në garë ishin dy kandidatë, Thaçi dhe një kandidat fiktiv i zgjedhur prej tij. Thaçi arriti të marrë votat e nevojshme në raundin e tretë të votimit. Tabela bashkëngjitur ilustron këtë praktikë zgjedhore.

 

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.