Zgjedhjet, risitë dhe rezultatet 1992

Zgjedhjet e vitit 1992 kryen rotacionin e parë politik në Shqipërinë pluraliste. Për herë të parë që në historinë e shtetit shqiptar, një qeveri u largua me votim të fshehtë të shumicës së qytetarëve dhe një qeveri e re u zgjodh nga qytetarët për të drejtuar vendin.

Zgjedhjet u vendosën të mbahen më 1 mars 1992, por për shkak të vonesave në përgatitje, më 11 shkurt 1992 palët ndryshuan mendje dhe vendosën shtyrjen e tyre për më 22 mars 1992.

Parlamenti i ri do të pëZgjedhjet 1992rbëhej nga 140 deputetë, 110 më pak sesa parlamenti i mëparshëm. Nga 140 deputetë gjithsej, 100 do të zgjidheshin mbi bazën e votimit mazhoritar për kandidatët e partive, pjesa tjetër do të ndahej midis partive politike që do të fitonin jo më pak se 4% të votave në shkallë kombëtare.

Zgjedhjet u mbajtën në dy raunde, më 22 dhe 29 mars dhe KQZ shpalli se në to u regjistruan 2.021.169 zgjedhës, nga të cilët votuan 1.826.142 zgjedhës ose 90,35% e tyre.

Në zgjedhje u regjistruan rreth 500 kandidatë nga 11 parti të ndryshme politike. Në mazhoritar PD-ja fitoi 90 vende, 6 u fituan nga PS-ja, 1 nga PSD-ja, 1 nga PR-ja dhe dy nga PBDNJ-ja. Mandatet shtesë me 40 deputetë u ndanë 32 për PS-në, 2 për PD-në dhe 6 për PSD-në. Përfundimisht, parlamenti përbëhej nga 92 deputetë demokratë, 38 socialistë, 7 socialdemokratë, 1 republikan dhe 2 deputetë të PBDNJ-së. Vetëm 8 nga 140 deputetë ishin femra, 88 deputetë zgjidheshin për herë të parë në një parlament pluralist. Pjesa tjetër prej 52 deputetësh, 39 nga PD-ja, 12 nga PS-ja dhe 1 nga PBDNJ-ja arritën ta rikonfirmojnë mandatin e tyre.

Referuar përqindjes së votave PD-ja e PS-ja ruajtën diferencën prej 37% krijuar më 1991, por tashmë në pozicione të kundërta. Socialistët humbën rreth 31% të votave kombëtare, kurse demokratët fituan 23,4% më shumë se më 1991. Të gjitha subjektet e tjera politike patën rritje nga 0,04% në 4,4%.

(Marrë nga libri: “Zgjedhjet në Shqipëri 1991-2008, Konica, Tiranë 2009, autor Afrim Krasniqi).

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.