Zgjedhjet, risitë dhe rezultatet 2001

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u ndikuan nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale (2002) dhe synimi i mazhorancës për të kaluar kufirin e 84 votave të nevojshme për Presidentin. Nga e majta, PS doli e vetme në zgjedhje, ashtu si edhe aleatët politikë, PSD, PBDNJ, PA dhe PAD, kurse PD-ja krijoi një aleancë zgjedhore PR-ja, PBK-ja, PLL-ja dhe BLD-ja me emrin “Bashkimi për Fitoren”.

Në shkëmbim, PD dhuroi disa mandate parlamentare: konkretisht, Partia Republikane mori numrat rendorë 4, 8,12,16 dhe 22. Lëvizja e Legalitetit, një deputeti në zonë në Dibër), rezervoi numrat rendorë 3, 7, 11, 23. Balli Kombëtar numrat rendorë 5, 9,13,17 dhZgjedhjet 2001e 32, si dhe Bashkimi Liberal Demokrat siguroi dy mandate përmes numrave rendorë 14 dhe 21.

Në total konkurruan 1114 kandidatë në 100 zona zgjedhore, 149 ishin kandidatë të pavarur. Nga ky numër, vetëm 78 kandidatë (7%) në zonat një-emërore dhe 120 nga 823 (15%) kandidatët në listat proporcionale ishin gra. KQZ raportoi se numri i zgjedhësve ishte 2,499,238, nga të cilët vota të vlefshme ishin 1,323,900, vota të pavlefshme 49,310 dhe kështu, pjesëmarrja në votime ishte 54,95%.

Sistemi zgjedhor ishte i përzier me 100 deputetë të zgjedhur në votim mazhoritar dhe 40 me votim proporcional, me dy raunde dhe me prag minimal 2,5% për partitë dhe 4% për koalicionet. Për të kaluar pragun e 2.5% për hyrjen në parlament duheshin 33,098 vota.

Zgjedhjet u zhvilluan në pesë raunde, më 24 qershor, 8 korrik, 22 korrik, 29 korrik dhe 19 gusht 2001. Pati përsëritje votimesh, d2001ebate dhe kontestime në shumë zona elektorale.

Pas raundeve zgjedhore PS-ja 73 vende kurse koalicioni opozitar 32 vende, Partia Demokrate 6 vende, Partia Socialdemokrate 4 vende, Partia Bashkimi për të Dre
jtat e Njeriut 3 vende, Partia Agrare 3 vende dhe Partia Aleanca Demokratike 3 vende.

Ndikimi i zonës 60 (e njohur si zona e Dushkut – Lushnje) ndikoi në deformimin e përfaqësimit me +/-10 deputetë, 1 në mazhoritar dhe 9 në proporcional.

 (Marrë nga libri: “Zgjedhjet në Shqipëri 1991-2008, Konica, Tiranë 2009, autor Afrim Krasniqi).

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.