Zgjedhjet, risitë dhe rezultatet 2005

Zgjedhjet e vitit 2005 ishin të një rëndësie të veçantë sepse ishin shans për rotacion dhe sprovë për zhvillimin e qëndrueshëm të procesit demokratik në Shqipëri. Në zgjedhje pati 57 parti konkurruese, nga të cilat 10 parti nuk paraqitën asnjë listë shume-emërore për zgjedhjet në shkallë vendi, 19 parti do të kandidonin si pjesë e katër koalicioneve dhe 28 parti do të konkurronin veçmas në garën për listat kombëtare shumë-emërore. Në total 2,85 milion votues të regjistruar u thirrën për të votuar 1235 kandidatë në votimet direkt në mazhoritar dhe disa qindra kandidatë në listat shumë-emërore.Zgjedhjet 2005

Sistemi i votimit mbeti i njëjtë (100 zona në mazhoritar dhe 40 në proporcional) me dallimin, se zgjedhjet në mazhoritar do mbaheshin për herë të parë me vetëm një raund. Në PS në qeveri u krijuan konflikte politike dhe një fraksion politik krijoi LSI, forca e tretë politike në mazhoritar pas 2005.

Në funksion të skemave taktike, partitë krijuan koalicione politike.  PS krijoi koalicion me aleatët e vet të vegjël, dhe 7 parti politike aleate me PD-në krijuan koalicionin “Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie’ (ALDM).


Në përfundim të zgjedhjeve e djathta fitoi më shumë vende në mazhoritar dhe mori mandatin qeverisës. Në votimin në proporcional kalimi i votave nga PD tek aleatët funksionoi shumë më mirë sesa tek koalicioni i majtë, për pasojë, e djathta siguroi një numër mandatesh shtesë.

Gjithashtu ndihmë për rotacionin ishte edhe ndarja e votave midis PS e LSI në rreth 15-18 zona. Nëse PS e LSI do të kishin qenë së bashku, e majta do të rezultonte përsëri shumicë me 706,314 vota në mazhoritar ose 51,7% të votave. Gjithsesi PD iu përshtat më mirë sistemit të ri zgjedhor dhe skemës taktike dhe zgjedhjet 2005 prodhuan rotacion politik.

 (Marrë nga libri: “Zgjedhjet në Shqipëri 1991-2008, Konica, Tiranë 2009, autor Afrim Krasniqi).

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.