Zgjedhjet, risitë dhe rezultatet 2009

Zgjedhjet e vitit 2009 u bënë me sistemin e ri zgjedhor të ndryshuar në prill 2008 me ndryshimet kushtetuese. Në sistemin e ri zgjedhor, për herë të parë u aplikua sistemi proporcional rajonal, me lista të mbyllura dhe me prag zgjedhor 3% për partitë dhe 4% për koalicionet poli2009tike.

Në zgjedhjet e vitit 2009 morën pjesë 35 subjekte zgjedhore të ndara në katër koalicione të mëdha politike. E djathta në qeveri krijoi “Aleanca e Ndryshimit” me 16 subjekte politike dhe fitoi 70 mandate me rreth 712 mijë vota proporcionale.

Koalicioni kryesor opozitar i drejtuar nga PS quhej “Koalicioni për ndryshi
m” me 5 parti politike. Ai fitoi 66 mandate parlamentare dhe 688 mijë vota proporcionale.

Koalicioni i tretë drejtohej nga LSI dhe përbëhej nga 6 parti. Ai fitoi 4 mandate parlamentare dhe rreth 84 mijë vota proporcionale. Koalicioni i katërt, Aleanca Poli i Lirisë, me parti të vogla të së djathtës, nuk mori asnjë mandat megjithëse siguroi rreth 27 mijë vota në proporcional.

Shpërnda në rrjetet sociale
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.