Zgjedhjet, risitë dhe rezultatet 2013

Zgjedhjet e vitit 2013 u zhvilluan në një kontekst të ri politik: e majta hyri e bashkuar në zgjedhje, për herë të parë që prej 2001. Zgjedhjet sollën rotacion politik. Ato u zhvilluan me sistemin proporcional rajonal, dhe pa ndryshime të rëndësishme teknike dhe administrative nga zgjedhjet e vitit 2009.

Në zgjedhjet 2015 morën pjesë 66 parti politike d2013he dy kandidatë të pavarur. Partitë e djathta (24 parti) krijuan Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, kurse partitë e majta (39 parti) krijuan Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Koalicioni i majtë fitoi 993 mijë vota dhe 83 deputetë, kurse koalicioni i djathtë fitoi 680 mijë vota dhe 57 deputetë. Dy partitë e reja politike, FRD dhe AKZ fituan rreth 40 mijë vota, por nuk siguruan asnjë mandat parlamentar.

Zgjedhjet parlamentare ishin një votë e qartë kundër qeverisë së djeshme dhe pro rotacionit politik. Koalicionet politike vetëm sa kanalizuan këtë frymë politike në rezultate konkrete, duke maksimalizuar përfitimet për shkak të sistemit zgjedhor. Tabela e votave krahasuese 2007-2011 dhe 2009-2013 dëshmon rritjen e dukshme të hendekut midis palëve kryesore politike. Më 2009 socialistët udhëhiqnin me vetëm 10 mijë vota diferencë, katër vjet më vonë diferenca u bë 16 herë më e lartë. Dominimi i të majtës u ruajt edhe në zgjedhjet lokale duke treguar se pala e tretë politike, LSI, ishte përcaktuese në cdo rast për fituesit e zgjedhjeve.

Nga partitë e tjera politike rritje kanë të gjitha partitë e treta politike: PR, PDIU e PDK tek e djathta, si dhe LSI, PDS tek e majta. Rënie shënuam PSD dhe PBDNJ, ndërkohë që ndonjë parti e djathtë më 2009 ishte pjesë e koalicionit të majtë, sic ndonjë parti e majtë ishte pjesë e koalicioneve të tjera. Tendenca se në sistemin proporcional e majta është më e fortë sesa e djathta, përbën një tregues së krizës së të djathtës në vitet e fundit dhe mbetet një nga fushat e lira për organizim dhe kërkim votash në të ardhmen. Tek e majta nuk ka vota të lira, ato ndahen midis dy partnerëve kryesorë qeverisës, PS e LSI.

Shpërnda në rrjetet sociale
  • 2
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.